PSG-ja me mendje te Liga e Kampionëve, ndalet me barazim nga Clermonti

6 months ago 5

PSG ka luajtur baras me rezultat 1-1 në shtëpi ndaj Clermontit në kuadër të javës së 28-të në elitën e futbollit francez.

Golin e epërsisë Clermonti e gjeti në minutën e 32-të kur Habib Diallo u gjend në një situatë ballë për ballë me portierin ku nuk dështoi për ta çuar topin në rrjetë për rezultatin 1-0.

😯 Petite surprise au Parc des Princes où le @ClermontFoot ouvre le score par intermédiaire Habib Keïta 💪 ! #PSGCF63 (0-1) pic.twitter.com/cbhIvOjrq0

— Ligue 1 Uber Eats (@Ligue1UberEats) April 6, 2024

PSG-ja barazoi shifrat me anë të Senny Mayulu në minutën e gjashtë të kohës shtesë në pjesën e parë, por ai gol u anulua për shkak të një ndërhyrje të palejuar gjatë aksionit.

Në pjesën e dytë PSG-ja mori kontrollin total të ndeshjes duke rrezikuar portën e mysafirëve në disa raste, ku eventualisht gjetën golin e barazimit.

Fillimisht ata rrezikuan me anë të Danilos (57’) por goditja e tij me kokë përfundoi afër shtyllës së majtë të portës.

Rast ideal pati edhe Randal Kolo Muani (63’) i cili ishte shumë afër të shënonte, por mbrojtësit kundërshtar e larguan topin nga vija e portës.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 85-të ku autor i saj ishte Goncalo Ramos i cili shënoi për rezultatin 1-1 pas asistimit nga Kylian Mbappe.

📊💯

Gonçalo Ramos has scored Paris Saint-Germain's 1️⃣0️⃣0️⃣th goal of the season across all competitions! 🔥👏 pic.twitter.com/ri8mjpWzIt

— Paris Saint-Germain (@PSG_English) April 6, 2024

PSG-ja pas kësaj ndeshje vazhdon si lider në Ligue 1 me 63 pikë të grumbulluara, ndërsa të mërkurën do të jetë nikoqire e Barcelonës në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve./Telegrafi/

Read Entire Article