PSG kalon në çerekfinale të Kupës së Francës me fitoren komode ndaj Brest

8 months ago 40

Paris Saint-Germain ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Francës, pasi mposhti 3-1 Brestin.

Në minutën e 34-të të ndeshjes, Kylian Mbappe kaloi parisienët në epërsi me asistimin e Warren Zaire-Emery.

Tre minuta më vonë, Danilo Pereira dyfishoi epërsinë e PSG-së, kur u asistua nga Ousmane Dembele.

⏸️ C'est la pause au Parc des Princes !

Nos Parisiens mènent de deux buts d'écart grâce à des réalisations de @KMbappe et @iamDaniloP 🔴🔵#PSGSB29 2️⃣-0️⃣ | #CDF pic.twitter.com/gPpjN0bIoE

— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) February 7, 2024

Me këto dy gola përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën shënuan mysafirët, por që në fund nuk u mjaftoi dhe u eliminuan.

Në minutën e 65-të, Steve Mounie u asistua nga Pereira Lage, për të ngushtuar epërsinë e vendasve në 2-1.

⌚ 65' | ET OUI, STEVE MOUNIÉ POUR RELANCER LES TY-ZEFS ! 🔥

Allez les gars ! 💪💪#PSGSB29 2⃣-1⃣ pic.twitter.com/eKU8O6YU2d

— Stade Brestois 29 (@SB29) February 7, 2024

PSG e realizoi edhe të tretin për 3-1 me anë të Goncalo Ramos (90+2′), për të kaluar në rrethin tjetër të Kupës së Francës.

Parisienët pritet që shumë shpejtë të mësojnë emrin e kundërshtarit, ndërsa janë favoritë për të fituar garën. /Telegrafi/

Read Entire Article