PSG nxjerr në shitje 12.5% të aksioneve

10 months ago 44
23:34 07/12/2023

Francezët pritet të përfitojnë rreth 4 mld Euro, vendimet merren sërish nga AL-Khelaifi

Kriza financiare duket se ka goditur edhe një klub të pasur si Pari Së Zhërme. Francezët kanë nxjerrë në ankand një pakicë të aksioneve të saj, për të cilët ka shfaqur interes një kompani amerikane. Bëhet fjalë për grupin e Arctos Partners, të cilët duan të investojë në botën e sportit dhe më konkretisht tek gjiganti francez.

Përmes një njoftimi për shtyp, PSG tha se investimi i Arctos do të shkojë drejt rritjes së operacioneve të klubit dhe mbështetjes së iniciativave të tyre të pasurive të paluajtshme, duke përfshirë stadiumin dhe qendrën stërvitore.

Detajet financiare nuk u zbuluan nga klubi, por aludohet se 12.5% që janë nxjerr në ankand vlerësohen nga pronarët e PSG me rreth 4 miliardë euro. Arctos do të jetë një pronar jo kontrollues dhe nuk do të ketë asnjë ndikim në asnjë çështje sportive.

Kjo pasi kontrolli do të jetë sërish nga Qatar Sports Investments, që bleu aksionet e klubit në vitin 2011. PSG ka fituar 9 tituj kampion që prej asaj periudhe, teksa edhe aktualisht kryeson kampionatin me 4 pikë më shumë se rivalët pas 14 ndeshjeve.


Të ngjashme

Read Entire Article