PSG shkarkon Galtier, në stol ulet Luis Enrique

1 year ago 26
Reklamë
18:20 05/07/2023

Kampionët e Ligue 1, Paris St Germain kanë vendosur që të ndërpresin bashkëpunimin me trajnerin Christophe Galtier një vit përpara përfundimit të kontratës së tij.

Te parisienët në stol do të ulet spanjolli Luis Enrique. Ish-tekniku i Barcelonës ishte pa ekip që kur u largua nga kombëtarja spanjolle në muajin Dhjetor.

Galtier kishte nënshkruar një marrëveshje 2-vjeçare kur mbërriti në Parc des Princes përpara nisjes së sezonit 2022-23, por edhe pse fitoi titullin kampion, zhgënjeu në Ligën e Kampioneve, duke u eliminuar nga Bajern Mynih në të 16-at.

PSG gjithashtu dështoi kundër Marsejës në Kupën e Francës. Përveç 56-vjeçarit, nga klubi parisien do të largohen edhe dy asistentët e tij Tieri Oleksiak dhe Zhoao Sakramento.

Vendimi vjen pak ditë pasi tekniku dhe i biri u morën nën hetim nga prokuroria e Nisës për akuzat për diskriminim.  Hetimi nisi në Prill pas pretendimeve se ai bëri komente raciste dhe islamofobike për lojtarët kur drejtoi ekipin e Nis në sezonin 2021/22. Vetë Galtier reagoi në lidhje me ngjarjen dhe u shpreh se ndihej i shokuar dhe i mohoi akuzat me forcë.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article