Punimet në Elbasan-Qafë Thanë/ Balluku: Synojmë dalje të re në Maqedoninë e Veriut

10 months ago 20

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi sot nga afër punimet në kantierin e lotit të tretë të aksit Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit të 8-të.

Balluku tha se në se në këtë kantier po kryen disa punime paralele. Ministrja tha se synohet një dalje e rë në Maqedoninë e Veriut përmes një tuneli që do t’i afrohet atij të Llogorasë.

Ndodhemi në korridorin e 8, por në një segment tjetër të sapohapur. Segmentet janë të fragmentuara për shkak të gjeologjisë. Tani jemi te Kthesa e Murrashit. Do shkojmë direkt në daljen e re që e kemi dakordësuar me palën e Maqedonisë së Veriut. Do jemi afër urës së Bushtricës. Tuneli do t’i afrohet atij të Llogorasë. Ne kemi mundësinë që të kemi një rrjet të plotë që do të jetë në shërbim të Portit të Durrësit dhe Portit të Thatë në Strugë. Kemi një front tjetër punimesh, kantier tjetër, tashmë që kemi dalë nga ana tjetër e lumit, loti 3 dhe 4”-tha  ndër të tjera Balluku.

Top Channel

Read Entire Article