“Pushoni ju se do ju nxjerr jashtë fare”, Berisha përplaset me kreun e grupit të PS dhe Felajn “LIVE”: A merr vesh ti Çuçi, pusho! Asaj i kanë marrë burrin peng se…

1 year ago 9

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur që pas bllokimit të nisjes së seancës parlamentare në Kuvend nga deputetët e opozitës, të jetë pranë qytetarëve në një mënyrë tjetër.

Ai është përplasur me anëtarët e mazhorancës, duke u thënë të pushojnë sepse me britmat e tyre nuk mund të ndalojnë komunikimin e tij me qytetarët.

Ai iu drejtua kreut të grupit parlamentar të PS Bledi Çuçi duke i thënë të pushojë dhe duke e pyetur “nëse merr vesh”.

Sakaq, ai u përplas edhe me zëvendës kryetaren e parlamentit Ermonela Felaj, të cilës i tha se është “turpi i Shqipërisë, Ballkanit dhe Europës”, pasi ka futur 5 familjarë në Prokurorinë e Tiranës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article