Pyetet për rolin e Mediut, biznesmeni Pinari dëshmon për ‘Gërdecin’: Ja urdhri i ministrit të Mbrojtjes që u gjet me shkelje

9 months ago 22

Zbardhet një tjetër dëshmi e Ylli Pinarit, ish-drejtori i kompanisë Meico sot në sallën e gjyqit për çështjen “Gërdeci”. Gjatë fjalës së tij para togave të zeza, Pinari u pyet për ish-ministrin Fatmir Mediu. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb një tjetër dëshmi të Pinarit.

“Nga viti 2001 kur jam emëruar në krye të MEICO kam marrë informacion se, në kuadër të hyrjes në NATO, deri në 2008-2010, stoku i municioneve të ushtrisë duhet të evandohej. Në nga ana tjetër duhet të verifikonim që të mos shisnim municion tek vende që kishin embargo, apo në kompani jo serioze.

Ka një vendim të qeverisë Meksi, që përcakton se tepricat e municioneve duhet të shiten “në blerësin e parë”.
Ne ndërkohë ishim të detyruar që të gjitha shitjet që realizonim duhet t’i raportonim tek Presidenti, kryeministri, ministria e mbrojtjes dhe KLSH.”, tha Pinari.

Mes të tjerash ai u ndal te një urdhër i ri i vitit 2002 që sipas tij urdhëronte që tepricat e municioneve të shiteshin, asgjësoheshin apo demontoheshin.

“Në një urdhër tjetër të vitit 2002 urdhërohej që tepricat e municioneve të shiteshin, demontoheshin, apo asgjësoheshin. Gërdecin si vend demontimi e ka përcaktuar Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Urdhri 2044 i ministrit të Mbrojtjes u gjet me shkelje pasi Meico ngarkohej për te garantuar sigurinë e procesit, por kjo nuk ishte detyra jonë.”, pohoi ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article