Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

5 months ago 4

Nasser Al-Khelaifi e ka përjetuar me intensitet ndeshjen e Paris Saint-Germain kundër Borussia Dortmundit në Parc des Princes të martën mbrëma.

Presidenti i skuadrës parisiene ka parë se si kalonin minutat dhe skuadra e tij jo vetëm që nuk arriti të barazonte rezultatin, por ishte rivali që rriti avantazhin e arritur në ndeshjen e parë.

Me fishkëllimën e fundit, zhgënjimi pushtoi liderin e PSG- së si dhe mbi 46 mijë tifozët francezë që ndoqën drejtpërdrejt ndeshjen.

Tashmë në zonën mikse, Al-Khelaifi foli për mediat dhe aty trishtimi i tij u kthye në zemërim kur u pyet për të ardhmen e Luis Enrique.

“Por, çfarë pyetje është kjo. Ju nuk kuptoni futboll apo çfarë”, ka thënë presidenti i PSG-së, i cili më pas foli për eliminimin e skuadrës së tij.

“Jemi shumë të zhgënjyer me rezultatin. Jemi të trishtuar, meritonim më shumë. Goditëm shtyllat katër herë, dy herë javën e kaluar… Topi nuk donte të hynte. Lojtarët dhe trajneri i thanë: “Urime Dortmundit”. Ne merituam më shumë. Është një lojë e vështirë”.

🚨❗️ PSG chairman Al Khelaifi on Luis Enrique’s future: “Are you serious with this question? Honestly, do you know and understand some football?”.

“We are building a long term project with the youngest squad in Europe, future will be bright. We will keep going”. pic.twitter.com/vqnsAaG2vF

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 7, 2024

Al-Khelaifi në pranoi se ata ndjeheshin si favorit. “Ne menduam se po shkonim në finale dhe jemi të zhgënjyer për veten dhe për tifozët.”

“Jam krenar për ekipin tim, më i riu në Evropë. Ne kemi arritur në gjysmëfinale tre herë në pesë vjet. Ky nuk është qëllimi ynë, është ende finalja. Kjo është futboll, duhet ta pranosh dhe ndonjëherë nuk është e drejtë”, përfundoi Al-Khelaifi. /Telegrafi/

Read Entire Article