“Qeveria e Ramës, një regjim antikombëtar”, Noka: Padrejtësitë që ndodhin në vend, kanë vetëm një emër, Rilindja

6 months ago 6

Sekretari i Përgjithshëm i Rithemelimit të PD, Flamur Noka ka deklaruar para simpatizantëve demokratë në qytetin e Kolonjës se kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai nuk ka asnjë ndryshim nga ai i Tiranës, Veliaj.

Ai tha më tej se padrejtësitë që ndodhin në Kolonjë dhe gjithë vendin kanë vetëm një emër, Edi Rama dhe Rilindja.

“Jua përcjell këtë urim pasi ju keni rezistuar në kushte nga më të vështirat në raport me çdo demokrat të degëve te tjera.

Distanca gjeografike, por edhe për shkak se dhuna dhe terrori shtetëror në një zonë si Kolonja ka qenë më e madhe se kurrë ndonjëherë dhe se askund tjetër në Shqipëri, tregon se ju këtu e keni sfiduar këtë regjim dhe qëndruat ballëhapur në çdo betejë dhe nuk u dorëzuat.

Ky Erioni (Isai) këtu nuk ka asnjë ndryshim me Erionin e Tiranës. Ka vetëm një ndryshim: në gjatësi. Është më i shkurtër, por në të gjitha veset e tij, perversitetet e tij, babëzinë dhe hajdutërinë e tij, të dy Erionët janë njëlloj sepse në thelbin e tyre, këta të dy nuk përfaqësojnë qytetarinë, por babëzinë e një grabitqari, babëzinë e pushtetit, babëzinë e hajdutëve të pushtetit.

Të gjitha këto padrejtësi që po ndodhin këtu në Kolonjë dhe në të gjithë Shqipërinë, kanë vetëm një emër: dhe ky emër është Edi Rama dhe Rilindja. Ky emër është antishqiptarizmi që përfaqësohet në tërësinë e tij nga ky njeri.

Nuk mund të thuhet ndryshe se kemi të bëjmë me një qeveri që kurrë ndonjëherë nuk ishte imagjinuar. Ky vend ka kaluar dhe ka parë qeverinë shumë, që kur është themeluar; ka pasur qeveri që kanë bërë gjëma, ka pasur qeveri që kanë bërë bëma, arritje, por qeveri që të mos ketë asnjë rekord pozitiv, por vetëm rekorde të zeza është qeveria e Edi Ramës dhe prandaj themi që një qeveri e tillë nuk mund të jetë kurrë ndryshe veçse një regjim antikombëtar”, tha Noka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article