“Qeveria përdor një fraksion opozitar për reformën zgjedhore”, Gjekmarkaj: Nga dje duhet të shtrojmë pikëpyetjen se çfarë marrëdhënie duhet të kemi me Presidentin

9 months ago 6

Deputeti dhe nënkryetari i Parlamentit, Agron Gjekmarkaj i ftuar në “News 24”, theksoi se qeveria aktuale po përdor një fraksion të opozitës për të kryer reformën zgjedhore dhe lë mënjanë shumicën në opozitë. Sipas tij, nga dje opozita duhet të ngrejë pikëpyetje se çfarë qëndrimi duhet të mbajë opozita për Presidentin e Republikës.

“Reforma zgjedhore për 33 vite është bërë me atë që ke kundërshtar, sepse mund të përdorësh një fletë gjykate dhe nuk është etike ndërkohë që mazhoranca opozitare në një krah tjetër përdor një fraksion të opozitës që e ka shpallur hapur bashkëpunimin me qeverinë si të vetmen mundësi për të mbijetuar politikisht.

Për sa kohë nuk ka një reflektim edhe nga këshillat e ndërkombëtarëve nga ana e qeverisë për të gjetur një hapësirë ku ne të kthehemi në Parlament dhe të shprehim opsionet tona, ne jemi të detyruar përveç qëndresës. Forma është një mënyrë për të shprehur dëshpërimin e gjendjes ku ndodhet parlamentarizmi. Nuk do të donte asnjëri prej nesh. Unë i mbështes kolegët, por e kam të vështirë të përfshihem në disa aksione të karakterit fizik.

Opozita duhet të kishte fituar në Shqipëri në vitin 1945, por humbi dhe u mbyt me forcë. Nuk po heq paralele si atëherë, por ka shenja që opozitarizmi është i rrezikuar. Presidenti i Republikës u ftua nga mazhoranca dhe u përdor për divercion. Nga dje duhet të shtrojmë pikëpyetjen se çfarë marrëdhënie duhet të kemi me Presidentit si institucion dhe jo si individ. Provokimin e parë e ka bërë mazhoranca duke e ftuar provokimin e dytë e ka bërë ai duke e pranuar. Mendoj se nuk ka bërë gjënë e drejtë si President i Republikës”, tha Gjekmarkaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article