“Qeveria po guxon të bëjë prapë ligjin për importin e plehrave”, Vasili: Janë shqyer portat për çdo gjë që lidhet me plehrat

2 months ago 8

Petrit Vasili, deputet i Partisë së Lirisë, ka reaguar ashpër ndaj përpjekjeve të qeverisë për të rikthyer ligjin që lejon importin e plehrave në Shqipëri.

Vasili ka kritikuar qeverinë për tentativën e saj të fundit për të miratuar një ligj të ri që lejon importin e plehrave, duke theksuar se kjo është një përpjekje për të rikthyer në fuqi një praktikë të dënueshme që u rrëzua më 2017. Ai ka kujtuar se në atë kohë ligji për importin e plehrave u bllokua nga Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, dhe Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), përmes mbështetjes që i dhanë Dekretit të Presidentit Bujar Nishani, i cili e ktheu ligjin.

Për Vasilin, plehrat janë shndërruar në një “minierë korrupsioni” që përfiton miliona euro çdo ditë. Ai ka përmendur se aferat korruptive me plehrat janë ndër më monstruozet që ka parë vendi, duke përfshirë problemet me tre inceneratorët dhe veçanërisht me inceneratorin e Tiranës, i cili sipas tij, nuk ekziston fare dhe ka shkaktuar dëm ekonomik të jashtëzakonshëm.

Reagimi i plotë:

Çdo reagim eshte legjitim ndaj Qeverisë-plehrë, që guxon dhe bën prap ligj për importin e plehrave!
Asgjë nuk e largon dot këtë qeveri nga plehrat dhe pengu korruptiv i tmerrshëm, që ajo ka me to.
Pasi u rrëzua me 2017 Ligji i Ramës per importin e plehrave, sepse u bllokua në parlament nga Kryetari i Parlamentit Meta dhe LSI ne ate kohë përmes mbeshtetjes, që i dhanë Dekretit te Presidentit Nishani, që e ktheu ligjin, sot Qeveria guxon dhe bën përsëri ligj per importin e plehrave.
Plehrat jane shndërruar nga Rama dhe Qeveria në një minierë korrupsioni nga e cila rrëmbehen përditë miliona e miliona euro.
Aferat korruptive me plehrat janë nga më monstruozet, që ky vënd ka parë.
Aferat e tre inceneratorëve kane shkaktuar dëm ekonomik me qindra e qindra milion euro duke shënuar kulmin me inceneratorin e Tiranës, qe as nuk ekziston fare.
Qeveria me qëllim ka shqyer portat për çdo gjë që lidhet me plehrat.
Ngjarjet e fundit ku mijra ton plehra toksike dalin nga Shqipëria pa as më të voglin kontroll shtetëror tregon gjithshka lidhur me raportin, që qeveria e Rames ka me plehrat dhe përdorimin e tyre per korrupsion te cmëndur.
Pas pompozitetit mashtrues te vitit 2013 kur Rama gjoja anullonte importin e plehrave menjeherë pas ardhjes ne pushtet, sot të gjithë e kanë shumë të qarte fytyrën mashtruese të tij dhe kapjes prej mafies dhe interesave më të errta te malavitës.
Importi i plehrave eshte nje shkatërrim për Shqipërinë.
Pēr shkak të kësaj qeverisje sot çdo lloj trafiku u trafikanti bën festë, mendoni pastaj se ç’ndodh me plehrat si një problem, që është kthyer ne një shqetësim mbarëbotëror dhe se cfarë tragjedie shkakton bisnesi mafioz me to.
Ky ligj duhet të zhduket dhe të mos ekzistojë më kurrë per Shqipërinë, që edhe aktualisht është e mbytyr me plehra.
Qeveria të tërheqë atë menjëherë dhe të mos guxojë ta paraqesë më kurrë.
Në të kundërt çdo reagim shumë i fortë dhe shumë i rreptë është legjitim sepse është reagim në emër të jetës dhe shëndetit, por edhe kundër mafies se plehrave qe është ulur kembkryq në Shqipëri vetëm për shkak të Edi Ramës dhe qeverisjes se tij të inkriminuar gjer në fyt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article