“Qeveria po punon për pakicën”, Tabaku: Mirëqenia në ekonomi nuk shpërndahet njësoj. Buxhetin e shtetit ve merr një pakicë

10 months ago 42

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku pohon se ekonomia shqiptare ka një pabarazi të theksuar dhe se mirëqenia nuk shpërndahet njësoj.

Tabaku theksoi se këtë e kanë vërtetuar dhe shifrat e EUROSTAT, ndërsa thekson se sado që të rritet buxheti i shtetit, vetëm një pakicë e merr.

“Ekonomia shqiptare sot ka një pabarazi të theksuar dhe që mirëqenia nuk shpërndahet njësoj kemi vite dhe muaj që e themi. Shifra që i vërtetoi dhe EUROSTAT. Familjet shqiptare kanë një fuqi blerëse reale 41% e mesatares së BE si përqindje e PBB. Janë të fundit në Ballkanin Perëndimor bashkë me Bosnje Hercegovinën.

Ndërkohë që të ardhurat për frymë janë 35% e atyre të Bashkimit Europian. Sërish të fundit në rajon. Çfarë do të thotë kjo? Pra mirëqenia në ekonomi nuk shpërndahet njësoj. Sado që rriten buxheti i shtetit vetëm një pakicë e merr. Kjo do të thotë që rritja e taksave në dhjetë vite ka ndikuar në këtë pabarazi sepse 95% e popullsisë kanë paguar shtesën në taksa ndërkohë 12 5% kanë marrë favore fiskale dhe kontrata publike. Sot, ekonomia shqiptare nuk po prodhon por edhe çdo gjë të prodhojë edhe një lek të prodhojë kjo nuk shkon tek shtresat e varfra, kjo nuk shkon tek shtresat e mesme; kjo nuk shkon tek e gjithë shoqëria dhe nuk shpërndahet njësoj tek e gjithë shoqëria. Pasi sot qeveria po punon për pakicën duke hequr dorë nga shumica.

E ka mbitaksuar shumicën. I ka marrë më shumë taksa, I ka ofruar më pak shërbime dhe I po ia jep këto të gjitha pakicës”, tha Tabaku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article