“Qyteti ynë është plotësisht në gjunjë, pak respekt për viktimat” – Tifozët e Fiorentinës kërkojnë shtyrjen e ndeshjes me Juventusit pas përmbytjeve

11 months ago 24

Në Firence ka përmbytje shkatërruese dhe tifozët e Fiorentinës kërkojnë shtyrjen e ndeshjes kundër Juventusit në Serie A për shkak të situatës.

Stuhia Ciaran bëri rrugën e saj nëpër Evropë dhe goditi Italinë, veçanërisht zonën e Toskanës, ku tashmë kanë ndodhur gjashtë vdekje të konfirmuara.

Tifozët e Fiorentinës kanë kërkuar që ndeshja kundër Juventusit, e planifikuar për të dielën në “Artemio Franchi”, të shtyhet për shkak se është prekur rëndë edhe qyteti i Firences.

Kryebashkiaku i Firences njoftoi më herët sot se ndeshja do të zhvillohet siç ishte planifikuar dhe Serie A gjithashtu ra dakord dhe vendosi të mbajë një minutë heshtje për vdekjet.

Ultrasit e Fiorentinës, Curva Fiesole, dhanë një deklaratë ku kërkonin të shtyhej ndeshja.

“Një pjesë e qytetit tonë është plotësisht në gjunjë, shtëpitë janë shkatërruar, jetojmë në rrënim dhe ndërsa vazhdon të bjerë shi, njerëzit mendojnë të luajnë lojën të dielën sikur asgjë të mos kishte ndodhur”.

“Në mënyrë të qartë, të vendosur dhe kategorike, Curva Fiesole kërkon që ndeshja të shtyhet, në mënyrë që energjia dhe burimet t’i dedikohen ekskluzivisht njerëzve tanë që janë në vështirësi dhe jo për të organizuar një ngjarje sportive”.

"La partita non si deve giocare". La Curva Fiesole chiede il rinvio di Fiorentina-Juventus https://t.co/UjU1tv9O6B

— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) November 3, 2023

“Kërkojmë respekt për viktimat, familjet e tyre, për ata që kanë humbur gjithçka në vetëm pak orë dhe tani ndihen të braktisur, pa dritë apo energji elektrike, të rrethuar nga uji”, thuhet në reagimin e tyre.

Përveç dhënies së një mesazhi, ultrasit e Fiorentinës kanë marrë masa të tjera për të ndihmuar individët e prekur nga përmbytjet e tmerrshme. Ata kanë organizuar një sërë lokacionesh për të shërbyer si qendra për grumbullimin e furnizimeve, të cilat më pas do t’u shpërndahen njerëzve që jetojnë në rajonet e përmbytura.

Meqë ndeshja është planifikuar për më pak se 48 orë më vonë, vendimet do të duhet të merren së shpejti nga autoritetet, nëse do të zhvillohet apo jo ndeshja. /Telegrafi/

Read Entire Article