Rafael Leao nderon Milanin, kuqezinjtë “kërcënojnë” Interin

11 months ago 15
Reklamë

Milan rikthehet tek fitorja në kampionatin Italian. Pas disfatës së rëndë në derbi ndaj Interit, kuqezinjte ia dolën të marrin 3 pikë kundër Veronës në San Siro në duelin e vlefshëm për javën e 5 të Serie A.

Dueli i transmetuar në Tring nuk ishte i lehte për kuqezinjtë të cilët në mungese të disa lojtarëve si Menjon, Calabria dhe Teo Hernandez, luajtën me skemën e re 3-4-3.

Skuadra e Piolit kaloi shpejt në avantazh përmes yllit të vet Rafael Leao që në minutën e 8.

Ndeshje nuk pati ritëm të lartë dhe rastet për shënim ishin me pikatore. Miqtë iu afruan golit përmes një gjuatje me kokë të Folorunshos, por Sportielo, zëvëndësi I Menjon reagon në mënyrë fantastike. Pak emocione deri në fundin e pjesës së parë me Milanin që gjithsesi pati një mundësi dyfishimi me Reinders.

Në të dytën Verona rriti ndjeshëm lojën, fitoi më shumë metra por rastet e pastra për gol munguan.

Duke lënë pas shumë hapësira Verona rrezikoi të mertrte gol në disa kundërsulme, por vendasit u treguan të pafuqishëm në konkretizim, teksa në një rast të artë të Musah ishte edhe portiere Montipo që grushtoi.

Përmes kësaj fitoreje, Milan shkon në kuotën e 12 pikëve në vendin e parë bashkë me Inter, që luan të dielen në Toskanë ndaj Empolit.

Read Entire Article