Forcat izraelite zgjerojnë bastisjen në Bregun Perëndimor dhë në zona të tjera përreth, 11 palestinezë të vrarë
Pjesa jugore e Rafah sërish u bë shënjestër e sulmeve të përgjashme nga forcat izraelite. Dy ndërtesa banimi u shkatërruan në sulmet ajrore izraelite,ku humbën jetën 20 persona dhe dhjetra të tjerë mbetën të plagosur.
Në qytetin jugor të Khan Younis, banorët janë filmuar duke gërmuar nëpër rrënoja me duar në një përpjekje për të gjetur trupa dhe të mbijetuar të varrosur poshtë. 18,600 njerëz janë vrarë në enklavë që nga fillimi i luftës. Forcat izraelite në Gazën veriore, kanë penguar personelin mjekësor në spitalin Kamal Adëan që të ofrojë kujdes për personat e lënduar, duke shkaktuar kështu vdekjen e dy prej tyre.
Pothuajse gjysma e popullsisë prej 1.9 milionë banorësh të Gazës tani është strehuar në provincën Rafah të Gazës jugore, teksa përballen me kushte katastrofike mes mungesës së ushqimit, ujit dhe furnizimeve mjekësore. Izraeli po zgjeron bastisjen e tij në Jenin në Bregun Perëndimor të pushtuar në zona të tjera përreth.
11 palestinezë janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur. Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, ka bërë të ditur se Mbretëria e Bashkuar i ka ndaluar kolonët izraelitë të cilët janë përgjegjës për kryerjen e akteve të dhunshme kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor që të udhëtojnë drejt Britanisë së Bardhë. Kjo pason një ndalim të ngjashëm të shpallur nga SHBA në fillim të këtij muaji .
Ndërkaq Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan ndodhet në Arabinë Saudite ku u takua me princin e Kurorës për luftën në Gaza, ndërsa do të shkojë edhe në Izrael ku do të zhvillojë bisedime me kryeministrin Benjamin Netanyahu për nevojën për sulme më të sakta kundër objektivave në Gaza por duke theksuar nevojën për mbrotjen maksimale të civilëve.
Klan News
Të ngjashme