Rama: BE ta mbështesë edhe më shumë Ballkanin Perëndimor

1 year ago 29
Reklamë

TIRANË, 7 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Bashkimi Europian duhet ta mbështesë edhe më shumë Ballkanin Perëndimor duke dhënë edhe një provë tjetër se sjellja e mirë shpërblehet, se vullneti për të ndërtuar paqen shpërblehet, se vullneti për ta lënë pas të shkuarën dhe për të përqafuar së bashku të ardhmen, shpërblehet.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryetaren e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës, Borjana Krišto në Sarajevë, Rama u shpreh se, “erdha këtu për ta informuar kryeministren për çka ne duam të bëjmë në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë në muajin tetor dhe sesi ne dëshirojmë që të ndërtojmë një qëndrim të përbashkët të të 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor, për ta shfrytëzuar Samitin e Tiranës si një samit ku të marrë jetë edhe plani i një financimi të ri dhe një mbështetje të re ekonomike nga ana e BE-së për këto 6 vende”.

‘Që nga dia e parë e çeljes së negociatave me Bashkimin Europian ne kemi nisur kët ëpërpjekje dhe na vjen shumë mirë që në nivelin e Komisionit Europ[ian ka një ndjeshmëri dhe ka dhe një proces, i cili ëhtë lajmëruar edhe nga Presidentja Von der leyen lidhur me një mbështetje të re në funksion të rritjes së bashkpëunimit rajonal në vendet e Ballaknit Perëndimor”, u shpreh Rama.

Pa diskutim, shtoi Rama, “ne e mirëkuptojmë plotësiht dhe e mbështesim plotësisht mbështetjen që Bashkimi Europian i jep në çdo aspekt Ukrainës dhe nuk ka vend për të bërë asnjë krahasim, por nga ana tjetër është e domosdoshme që në raport me Ballkanin Perëndimor, me të 6 vendet tona të ndërtohet një qasje e re”.

“Nuk besoj se ne duhet të fillojmë ndonjë luftë apo të na vijë ndonjë agresor për të marrë më shumë mbështetje”, nënvizoi Rama.

“BE duhet të na mbështesë edhe më shumë duke dhënë edhe një provë tjetër se sjellja e mirë shpërblehet, se vullneti për të ndërtuar paqen shpërblehet, se vullneti për ta lënë pas të shkuarën dhe për të përqafuar së bashku të ardhmen, shpërblehet”, theksoi Rama.

Po ashtu, vijoi kryeministri Rama, “e informova kryeminsitren që së shpejti në mes të korrikut do të organzoj një takim informal mes liderëve të rajonit dhe përfaqësuesve të BE për të diskutuar pikërisht për këtë plan të ri dhe ndërkohë për të ndërtuar sëbashku një qëndrim lidhur me Procesin e Berlinit, duke synuar që të forcojmë bashkëpunimin me kancelarinë në Berlin për ta transformuar Procesin e Berlinit në një makineri shumë më produktive”.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Read Entire Article