Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, Edi Rama ka ironizuar Berishën duke thënë se edhe nëse përdor gjithë arsenalin e gojës dhe nëse ndez flakë parlamentin, nuk e çon askund, vetëm poshtë ballkonit.
“Do të ndezësh flakën në parlament? Ndizi. Do të përdoresh gjithë arsenalin e gojës? Përdore! Por asgjë nga ato që kërkon nuk ke shans, jo t’i marrësh, por as të dëgjohesh nëse nuk i jep kohë tjetrit të flasë. Nuk e di kur, por dhe kjo do marrë një fund dhe nuk do ta përdorë njeri më vonë. Nuk të çon askund. Të çon poshtë ballkonit po, je i lirë ta bësh!!”, Rama.
Top Channel