Rama dhe Braçe takohen me banorët e Divjakës, u paraqesin projektin e ri: Bashkia juaj ka shumë potenciale

9 months ago 8

Kreu i qeverisë Edi Rama, ishte sot në një takim me banorët e Divjakës, i shoqëruar nga deputeti i zonës Erjon Braçe.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te krijimi i një projekti pilot, që sipas tij do të bëjë bashkë të gjithë aktorët, qeverinë, Bashkinë dhe komunitetin për të çuar para zhvillimin e bujqësisë, turizmit dhe ekonominë e zonës.

Sipas kreut të ekzekutivit, Divjaka i plotëson të gjitha kushtet për të pasur një model, i cili do t’i shërbejë më pas dhe zonave të tjera të Shqipërisë.

“Me Fondin e Zhvillimit kemi pasur disa eksperienca më të vogla në bashki të ndryshme të futjes së investimeve me një logjikë ekonomike. Investojmë dhe kërkojmë që të krijojmë të ardhura.

Në Divjakë, duke qenë se ka shumë potencial dhe janë bërë shumë gjëra, dhe tani duhet bërë një lidhje zinxhir e të gjithave bashkë për të hartuar një projekt-pilot për zhvillim rural të integruar, të futemi bashkërisht si qeveria, bashkia, fondi i zhvillimit, komuniteti, donatorët dhe bizneset për të formuar një model të integruar, i cili do na shërbejë për më tej dhe t’ju themi bashkive të tjera ja ku e keni modelin”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article