Rama flet për 21 janarin në Vlorë, vëmendjen ia marrin disa djem në fund të sallës: Ore janë nja dy çuna aty që…

10 months ago 7

Balkanweb app Get it on Google Play

Kreu i qeverisë ishte sot në Vlorë në Asamblenë e Përgjithshme të PS. Gjatë fjalës së tij Rama u ndal tek hetimet për 21 janarin, teksa tha se drejtësia mund të vonojë dhe pak, por në fund nuk ka për të munguar.

E ndërsa fliste për sistemin e drejtësisë, Ramës ia tërhiqen vëmendjen disa djem të fund të sallës, që sipas tij, fillojnë të duartrokasin dhe nuk ndalojnë më.

“Ore janë nja dy djem atje që fillojnë të duartrokasin dhe nuk ndalojnë më, kam përshtypjen që nuk dëgjojnë ca them dhe por vetëm duartrokitjen, dhe duartrokasin dhe nuk ndalojnë, çuna përqendrohuni te teksti dhe jo te zhurma e duartrokitjeve”, tha Rama.

“Askush nuk është më i paprekshëm në vendin tonë. 21 janari nuk ka ndodhur dje, por para shumë vitesh dhe ne e dimë se sa e rëndë është që të vijë 21 janari tjetër dhe tjetri… dhe ata të cilët duhet të përgjigjen për atë krim, të vazhdojnë të përqeshin viktimat.

Nga ana tjetër askush nuk duhet të harrojë se në këtë sistem, drejtësinë nuk e bën as partia, as qeveria, as kryeministri, por e bën drejtësia. Nëse sot ka një arsye për t’u ndjerë të…

Nëse sot ka një arsye për t’u ndjerë disa të lehtësuar në raport me 21 janarin, e para rruga e drejtësisë është hapur dhe se sot drejtësia mund të vonojë edhe ca por nuk ka për të munguar. 21 janari është një krim shtetëror dhe duhet të përgjigjen jo vetëm ata që tërhoqën këmzën, por në radhë të parë ata që urdhëruar hapjen e zjarrit”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article