Rama fton investitorët e huaj

7 months ago 11
12:05 26/02/2024

Shqipëria me 10 milion turistë, çmimi i energjisë më i ulëti në rajon

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim po zhvillon në Londër Samitin e Ballkanit Perëndimor ku  kryeministri Rama është paraqitur online.

Sipas kryeministrit shqiptar deri përpara disa kohësh investitorët e cilësonin Shqipërinë si vend të rrezikshëm dhe të pavizitueshëm.

Vitin e kaluar u tha Rama pjesëmarrësve të mbledhur në Londër arritëm shifrën e 10 milionë turistëve, duke kaluar edhe shtetet e tjera të rajonit. Sipas Ramës këto shtete janë të detyruara të bashkëpunojnë pasi edhe së bashku janë një treg i vogël për investitorët e mëdhenj.

Kryeministri përmendi faktin se para se ai te vinte në pushtet sistemi energjetik i Shqipërisë ishte gati duke u shkatërruar, për shkak se, siç tha ai, shumica e popullatës nuk paguante faturat. Çmimi i energjisë elektrike në Shqipëri nuk ka ndryshuar dhe jemi nën nivelet e shteteve të tjera të rajonit tha Rama.

Rama ndër të tjera tha se borxhi publik i Shqipërisë shënoi rënie historike nën 60% në fund të vitit të kaluar.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se integrimi rajonal do të përshpejtojë integrimin e shteteve ballkanike në tregun e Bashkimit Evropian. Të njëjtin mesazh e paraqiti online edhe komisioneri Oliver Varhelyi, sepse sipas tij puna më e rëndësishme nuk bëhet as në Bruksel, as në Londër, por në secilin vend të Ballkanit Perëndimor individualisht. Banka Europiane është një nga investitorët më të mëdhenj institucional në rajon, duke investuar më shumë se 18 milardë Euro në projekte rajonale dhe ndërkufitare.

Ky është samiti i gjashtë i BERZH-it me shtetet e këtij rajoni. Samiti inaugurues i Ballkanit Perëndimor ishte mbajtur dhjetë vjet më parë, në Shkurt 2014 dhe për herë të parë ishin mbledhur të gjithë kryeministrat e rajonit.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article