Rama: Jo bllokim nga Greqia; arrestimi i Belerit është vetëm çështje e drejtësisë

10 months ago 23

Edi Rama është besimplotë se Kyriakos Mitsotakis nuk do ti shkojë deri në fund kërcënimit për të “ngrirë” procesin e nisur anëtarësues të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në intervistën dhënë për televizionin publik francez, “Francë 24” kryeministri tha se do të ishte jo serioze që një vend anëtar i Bashkimit Evropian, si Greqia një çështje që i përket drejtësisë shqiptare të bëhet arsye për të bllokuar të ardhmen evropiane të një vendi që Komisioni Evropian e vlerëson për rezultatet e marra nga reforma në drejtësi.

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Sinqerisht nuk besoj se ky bllokim do të qëndrojë, sepse nuk do të ishte serioze. Nga ana tjetër, është vetëm çështje e  drejtësisë. Unë jam shumë i kënaqur sepse Shqipëria është vendi më i përparuar në të gjithë Ballkanin për çështje të drejtësisë.

Kur Shqipëria është në pritje të konferencës së dytë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian Greqia është e vetmja nga 27 vendet anëtare që po mban peng hapjen e grup-kapitullit të parë që  zyrtarizon edhe nisjen e negociatave anëtarësuese, për shkak të çështjes “Beleri”.

Akuzave se fituesi i vendoreve të majit, kandidati i opozitës, minoritari grek Fredi Beleri nuk po lejohet të betohet për të mbajtur nën kontroll lejet e ndërtimit në Himarën bregdetare, Edi Rama nuk iu dha një përgjigje.

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Unë nuk dua t’i futem kësaj polemike. Me Athinën kemi marrëdhënie strategjike dhe nga ana tjetër, kur flisni për minoritet grek, dua të saktësoj se kandidati ishte shqiptar me origjinë greke, edhe kundërshtari i tij në zgjedhje ishte po ashtu shqiptar me origjinë greke. Atëherë s’mund të jetë një çështje minoriteti grek kjo!

Për median franceze, Edi Rama bëri një koment edhe për pretendimet e “Amnesty International” për një marrëveshje të paligjshme me Italinë dhe me pasoja shkatërruese për refugjatët.

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Kjo nuk është e vetmja qendër pritjeje në Evropë, ka të njëjtin standard dhe natyrë si ato në Greqi. Greqia është vend anëtar i BE dhe nuk e di nëse ka ndonjë dallim dhe ku e shohin dallimin ata që kritikojnë. Dhe 3000 njerëzit që do të vijnë në Shqipëri në qendrën pritëse të bëhen shkas për refrenin e vjetër të historive me mafiozë, me trafikantë, me të drejtat e njeriut e të tjera si këto, nuk është serioze. Duhet të mendojmë më në thellësi për këto gjëra, duhet gjetur zgjidhje

Read Entire Article