Rama komenton dezinformimin për marrëveshjen e emigrantëve: Fantazi që prodhon gënjeshtra për t’u lënë vend zënkave politike

1 year ago 21

Kryeministri Edi Rama gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Medias për Evropën Juglindore preku edhe temën e marrëveshjes mes Shqipëirisë dhe Italisë për emigrantët.

Ai ka përmendur informacionet e gabuara që janë publikuar në media në lidhje me këtë marrëveshje.

Rama: Përpara se të vija këtu m’u desh të jepja një intervistë për një stacion televiziv italian, nuk e di pas sa ditësh kur ne bëmë publike këtë marrëveshje më duhet t’i përgjigjem pyetjes për rrezikun që mund t’i vijë Shqipërisë duke sjellë 3 mijë meshkuj afrikanë. Por kryeministrja italiane e shpjegoi marrëveshjen ku gratë shtatzëna dhe fëmijët nuk do të përfshihen në këtë program për shkak të gjendjes së tyre, do të çohen aty ku mund t’u jepet ndihmë e menjëherëshme. Lajmi ishte që ‘asnjë grua, vetëm 3 mijë burra afrikanë’ dhe kështu u përhap, nuk e di sa e sa herë gjatë këtyre ditëve më është dashur ta sqaroj dhe vazhdon të mbetet e ngulitur në të gjithë atë fantazi që prodhohen këto gënjeshtra për t’u lënë vend pastaj zënkave politike, do të vijnë afrikanët këtu, të uritur seksualisht dhe zoti e di ç’do të ndodhë kur të shfryjnë dëshirat e tyre një ditë tek vajzat e bardha shqiptare. Ju jeni njerëz, politikanët nuk janë njerëz. Pyetja është si ta luftojmë këtë dhe ky është vetëm një shembull që ka përfshirë dy vende.  Unë e di që italianët janë shqiptarë të veshur me Versace, është çmenduri. Liria e shtrirjes së informacionit e ka tejkaluar masivisht lirinë e fjalës, nuk ka më dialog, nuk ekziston më, ka llogore, ka llogore parapëlqimesh për fakte alternative apo të vërtetash alternative, gjithkush pozicionohet në llogoren e tij. Nga ajo llogore nuk ka dëshirë për të dëgjuar apo shkëmbyer.

Top Channel

Read Entire Article