Rama mbledh qeverinë në Shëngjin, i pranishëm dhe ministri i ri ende i padekretuar Blendi Gonxhe. Çfarë pritet të ndodhë sot dhe nesër

9 months ago 22

Ashtu siç ishte parashikuar, do të mbahet sot dhe nesër mbledhja e qeverisë në Shëngjin. Teksa ky vit nisi me një ministri të re, që do të drejtohet nga Blendi Gonxhe, ky i fundit mësohet se ka mbërritur në vendin që është caktuar nga kryeministri Edi Rama për të zhvilluar mbledhjen.

Ministra, drejtues politikë të qarqeve, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, kryetarët e komisioneve parlamentare, dhe një sërë drejtuesish të institucioneve publike do të jenë të pranishëm në këtë mbledhje. Gazetari Ergys Gjençaj raportoi live për News24 se kryeministri Edi Rama do të mbajë fjalën e tij para kabinetit qeveritar. Po ashtu fjalën do ta ketë edhe Bledi Cuçi dhe Blendi Klosi.

Ndërkohë, ditën e nesërme do të ketë diskutime mbi objektivat dhe sfidat e vitit 2024, ndërkohë që nuk dihet nëse do të ketë ndryshime të reja në qeveri. Kujtojmë se dje kryeministri Edi Rama ‘surprizoi’ me lëvizjen e tij, duke bërë një lëvizje, ndërsa vendosi që të shkrijë tre ministri në një të vetme, përkatësisht atë Financave, Ekonomisë dhe Kulturës, duke krijuar ministrinë e re të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, me në krye Blendi Gonxhen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article