Rama “ndez” PS: Angazhim sikur zgjedhjet janë në 15 Mars

7 months ago 20
23:41 21/02/2024

“Protesta e opozitës? Nuk e ndjek dhe nuk kam interes”

Pasi i dëgjoi në 11 Shkurt të gjithë me radhë ata që kishte deleguar për të analizuar gjendjen e Partise Socialiste në 5200 organizatat e saj, pasditen e kësaj të merkure Edi Rama e rimblodhi Asamblenë Kombëtare kësaj here për të folur dhe për të dhënë porositë e tij.

Në mbledhjen online ku dhe ai dhe drejtuesit politik qëndruan fizikisht në selinë rozë, Rama ka kërkuar nga çdo anëtar asambleje të organizohen sikur zgjedhjet parlamentare të ishin në 15 Mars dhe jo pas 1 viti. Objektivi i vendosur për çdonjërën nga organzitatat socialiste është të arrijnë të bëjnë pjesë të strukturave të tyre minimalisht 4 anëtarë të rinj, që në total numri anëtarësimeve të reja që synohet nga kryesocialisti është afro 20 mijë. Ndërkohë që aktualisht anëtar aktiv kjo forcë numëron 55 mijë.

“Siç e vendosem në Asamblenë Kombëtare që është faza e angazhimit për anëtarësimet e reja dhe për adresimin e balancës gjinore në disa zona, në disa organizata në çdo qark që ka probleme me balancat gjinore”.

Tv Klan mëson se porosia e Ramës për anëtarët e asamblesë është të vendosin fokus në këto muaj tek partia, pasi dhe ai vetë axhendën e tij do ta përqëndrojë jo vetëm në zonën e Durrësit që ka nën patronazhim por në mbledhjet e çdo organizate që nga 15 Marsi deri në 16 Prill do t’i nënshtrohen zgjedhjeve. Çka e pohoi dhe përpara gazetarëve pas mbledhjes.

“Normalisht ndarja e punës se të gjithë anëtarët e Asamblesë ka një mesatare prej 10 organizatash, kështu që edhe unë do të kem organizatat e mia. Por duke qenë një proces kombëtar ky do t’i kem takimet e organizatave të ndara sipas qarqeve. Kështu që, po do të jem në të gjitha qarqet, do të marr pjesë në mbledhjet e organizatave”.

Rama pranoi te pyetjet dhe për amnistinë penale edhe pse përgjigjia nuk la të kuptohej nëse socialistët do ta tërheqin nga rendi i ditës së parlamentir seancën e nesërme, sa kohë ende nuk kanë 84 votat e nevojshme.

“Nuk jam në dijeni në këtë moment të agjendës nesër të Parlamentit sepse juve jeni të lirë të mos e besoni po ne i kemi punët e ndara. Unë jam në Parlament një deputet që shkoj dhe ndjek çfarë është përgatitur.  Ndërkohë që nuk e di se si është agjenda nesër. Di vetëm faktin që është bërë një diskutim mbi një keqkuptim total që është krijuar, për ta thënë me fjalë të buta dhe është adresuar menjëherë sot nga ministri i Drejtësisë ashtu sikundër është adresuar dhe në Komisionin e Ligjeve”.

Lulzim Basha deklaroi se nuk do të jepte votat..

Kryeministri Edi Rama: Kush është ky? 

Lulzim Basha deklaroi se nuk do të jepte votat për amnistinë..

Kryeministri Edi Rama: Në çfarë ore e tha? Sa ishte ora? 

Paraditen e sotme.   

Kryeministri Edi Rama: Sa ishte ora? Ka qenë akoma përgjumësh! 

Ndërsa për protestën e opozitës të së martës kryeministri u tregua indiferent.

“Nuk kam informacion për organizim të opozitës, nuk e ndjek opozitën sepse s’kam asnjë interes dhe asnjë arsye për hir të vërtetës që të jem i vëmendshëm se çfarë bën ajo që ju e quani opozitë. Ju që thoni opozita në fakt nuk është opozita janë  konglomerate, grupe dhe realisht nuk kam asnjë”.

Tv Klan


Read Entire Article