Rama në Konferencën e Sigurisë së Mynihut: Takohet me zv/presidentin e KE dhe kryeministrin e RMV

8 months ago 16
20:40 16/02/2024

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Mynih për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë.

Ai u takua dhe me zv/presidentin e Komisionit Europian, Johannes Hahn, me të cilin kanë diskutuar mbi Planin e Ri të Rritjes Ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ndërsa me kryeministrin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi biseda u përqendrua mbi sfidat e përbashkëta dhe programit të dy samiteve të fund Shkurtit në Tiranë, për Ukrainën si edhe për Planin e Ri Ekonomik Europian të Rritjes.

Kryeministri pati dhe një takim në zyrat e kompanisë së rrjetit social TikTok me Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të kësaj kompanie, Theo Bertram.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article