Rama në Sarajevë, pritet nga Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Borjana Krišto

1 year ago 36
Reklamë

TIRANË, 7 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare dyditore në vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

Paraditen e sotme Rama ndodhet në Sarajevë, ku u prit në takim nga Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës, Borjana Krišto.

Dje, kryeministri Rama vizitoi Shkupin dhe Prishtinën.

Në Shkup, Rama u prit në takim nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, me të cilin dha edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

ndërsa dje pasdite në Prishtinë u prit nga Më herët Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, teksa kryeministri Albin Kurti e refuzoi ftesën për takim.

Turi i takimeve të Kryeministrit do të vijojë me Malin e Zi ku do të pritet në takim nga kryeministri Dritan Abazoviç dhe presidenti Jakov Milatoviç.

Kryeministri do të përmbyllë turin ballkanik me vizitën në Serbi, ku do të takohet me presidentin Aleksandër Vuçiç.

Disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama tha nga Ulqini se “Ballkani i Hapur” e ka kryer misionin për të cilin lindi, për të shtyrë përpara Procesin e Berlinit dhe se tashmë liderët e Ballkanit duhet të fokusohen në këtë nismë.

Më 16 tetor të këtij viti, Tirana do të presë samitin e radhës të Procesit të Berlinit.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Read Entire Article