Rama: Nëse do përballemi sërish me hedhje gjyleje e flakadanë, do votojmë e do largohemi nga parlamenti

10 months ago 9

“Ne në parlament do qasemi siç janë qasur grekët, britanikët dhe të gjithë ata që gëzojnë sot demokracinë për të pasur parlamente, do qasemi për t’u ulur për t’u ngritur e për të marrë fjalën. Për sa kohë përballe do kemi shëmbëlltyra të keqkuptimit të madh midis sportit fizik dhe natyrës boks, mundje, hedhje gjyleje apo ndezje flakadanësh për lojëra të ardhshme olomipinke do votojmë e do largohemi . Duke shprehur keqardhjen sa herë na jepet mundësia për qytetarët që kanë votuar për ata që janë aty. Lojërat fizike nuk bëhet për një problem që e dini të gjithë, është një problem njerëzor, por nuk është një problem i kësaj shoqërie i këtij populli, problem për drejtësinë i një individi që ka kaluar nga parlamenti në ballkon, dhe pret nga parlamenti përplasje. Ky është problemi, por ne nuk jemi as skllevër as luanë, ne jemi të gatshëm të bëjmë çdo diskutim ԭdo negocim me premisën që keqkuptimi fizik i jetës parlamentare të zgjidhet, këtë nuk e zgjidhim”, u shpreh Rama.

Top Channel

Read Entire Article