Rama nuk humb kohë, një ditë pas Asamblesë mbledh Kryesinë e PS-së/ Kush janë anëtarët e organit më të lartë drejtues (Zbulohet ora dhe diskutimet)

1 week ago 34
Reklamë

Një ditë pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku u zgjodhën organet më të larta të partisë si dhe drejtuesit politik të qarqeve, kryeministri Edi Rama ka thirrur sot mbledhjen e Kryesisë së PS-së. Mbledhja pritet që të mbahet rreth orës 18:00 të pasdites, ku do të marrin pjesë të gjithë anëtarët e Kryesisë, 10 prej të cilëve u zgjodhën dje nga Asambleja, përmes votimit.

Ndërkohë që ende disa orë na ndajnë nga mbledhja e Kryesisë, në selinë e Partisë Socialiste po bëhet gati një banderolë e madhe për të prezantuar platformën e re nga ku do të përzgjidhen disa prej kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 2025. E njëjtja platformë “Deputeti që duam” që u prezantua për herë të parë në vitin 2021, do të përdoret edhe në këto zgjedhje për disa nga kandidatët për deputetë.

Kjo platformë e re do të ketë fokusin tek 4 kategori: diasporën, rininë, gratë dhe profesionistët.

Sot, pjesë e Kryesisë, duke iu referuar statutit të PS-së janë dhe drejtuesit politik të qarqeve, si dhe sekretarët ekzekutivë. Në këtë mënyrë, Kryesia e PS-së përbëhet nga rreth 30 persona, që mbajnë funksione të ndryshme në këtë forcë politike.

Anëtarët e Kryesisë që u zgjodhën me votë

Gra- Albana Koçiu, Anila Denaj, Etilda Gjonaj, Klodiana Spahiu, Lindita Nikolla

Burra- Arben Pëllumbi, Erion Braçe, Eduard Shalsi, Igli Hasani dhe Toni Gogu

Sekretarët e PS-së, që janë njëherësh dhe anëtarë të Kryesisë

Sekretar i Përgjithshëm- Blendi Klosi

Sekretar për Organizimin dhe Zgjedhjet- Damian Gjiknuri

Sekretar për Diasporën- Zerina Bruçi

Sekretare për Programin- Milva Ekonomi

Sekretar për Rininë- Roi Bashaj

Sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare- Romina Kuko

Sekretare e Gruas- Evis Kushi

Drejtuesit politik të qarqeve

Tiranë- Elisa Spiropali, Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu

Durrës- Emirjana Sako

Shkodër- Benet Beci

Lezhë- Ulsi Manja

Kukës- Pandeli Majko

Elbasan- Arbjan Mazniku

Fier- Belinda Balluku

Korçë- Niko Peleshi

Gjirokastër- Mirela Kumbaro

Berat- Ervin Demo

Vlorë- Bledi Çuçi

Dibër- Blendi Gonxhe

Diaspora- Taulant Balla

Read Entire Article