Rama organizoi samitin e Diasporës në Tiranë, ironizon Petrit Vasili: Ta bënin në La Mansh aty ku nisen gomonet me shqiptarë!

10 months ago 7

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me samitin e Diasporës që u mbajt sot në Tiranë, në të cilën u mblodhën liderët e Ballkanit.

Mes ironisë, Vasili sugjeroi që Samiti i Diasporës të mblidhej në La Mansh, aty ku nisen gomonet me shqiptarë që ikin drejt Britanisë së Madhe. Në këtë linjë Vasili shton se Rama maksimumi që mund t’u japë liderëve pjesëmarrës në këtë samit, është nga një pjatë supë.

REAGIMI I VASILIT
Samitin ta bënin në La Mansh aty ku nisen gomonet!

Kete Samitin e Diaspores duhet ta kishin bere ne La Mansh se mbase ndalnin gomonet e shqiptareve, qe ikin nga syte kembet edhe sot e kesaj dite per shkak te Rames.

Po keta nuk kane faj qe nuk shkojne ne La Mansh se eshte shume ftohte atje, ndersa ne Pallat te Kongreseve eshte marshalla ngrohte.
Edhe ndonje supe te ngrohte do tjua jape Rama, se te drejten per te votuar nuk jua jep.
Ju befte mire!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article