Rama për marrëveshjen e refugjatëve: Refuzuam shumë vende të BE-së, pse i thamë “Po” Italisë

1 year ago 27

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Rai News 24 për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për të pritur në një qendër siç saktësoi Kryeministri, emigrantët që kapen në ujërat italiane.

Rama ka zbuluar se Shqipëria ka pasur kërkesa dhe nga vende të tjera të BE-së për marrëveshje të kësaj natyre por i ka refuzuar. Në intervistë Rama sqaron pse i tha “PO”, Italisë.

Dy qendra në Shqipëri, në Shëngjin dhe në Gjadër. Këto emigrantë do të vijnë në territorin shqiptar një vend jashtë BE-së. Mbi çfarë statusi juridik i prisni ju këta emigrantë?

-Së pari, dua të sqaroj se nuk janë dy qendra, sepse përsëritet kjo gjë dhe bëhet një “e vërtetë” false.  Do të jetë një qendër mikpritje dhe një vend i ardhjes së parë (pikë procesimi) ku personat do të verifikohen në kushte të respektueshme dhe pastaj do të transportohen në qendrën e mikpritjes. Një qendër jo dy. Mund të ishin edhe dy por është vetëm një.

Së dyti, ne nuk jemi një status BE por jemi një status E ne jemi në Evropë dhe jemi nga ana tjetër e detit dhe nuk shoh të ketë një të drejtë ndërkombëtare për shtetet e BE-së dhe një tjetër të drejtë ndërkombëtare për shtetet E. Unë nuk e shoh ndoshta shoh keq.

Së treti ne kemi pasur edhe më parë dhe jo vetëm ne por edhe vende të tjera me status E, kërkesa nga vende të tjera të BE-së për operacione të kësaj natyre dhe kemi refuzuar.

Pse i thatë ‘Po’ vendit tonë, çfarë ju bindi?

-Pse Italia na ka qëndruar pranë që në momentin  e parë të arratisjes sonë nga Ferri më 1990. Pse Italia qëndroi pranë nesh gjithë këto vite, jo vetëm në Itali që ka mikpritur qindra e mijëra shqiptarë duke iu dhënë atyre një të ardhme por edhe në Shqipëri kur ne ishim buzë humnerës, Italia solli misione ushtarake, humanitare, vullnetare për të na ndihmuar.

Si është e mundur që zjarrfikëset erdhën këtu si një skuadër e madhe në numër kur populli ynë ishte nën rrënojat e tërmetit dhe rrezikuan jetën e tyre për  të shpëtuar jetët tona. Pse?!

Sepse me Italinë është ndryshe. Italia për ne është një vend ku shqiptarët ndjehen si në shtëpinë e tyre jo vetëm kur shkojnë për të jetuar, studiuar dhe punuar atje por edhe kur shkojnë për të bërë biznes, për turizëm, për të udhëtuar etj, është shtëpia e tyre evropiane. Dhe kur Italia na kërkon diçka është nder që ne ti gjendemi pranë dhe të jemi të dobishëm. Ja pse.

Çfarë pret vendi juaj nga vendi ynë në shkëmbim?

Të gjithë gazetarët italianë pa përjashtim pyesin çfarë fiton Shqipëria në këmbim nga Italia. Pse duhet të jetë shkëmbim. Çfarë fitoi Italia kur ka bërë ato që thamë më lart për ne në interes të vet. Pastaj kjo që thuhet se ne e bëmë këtë sepse Italia do të na mbështesë në negociatat tona në BE është qesharake sepse ne i kemi hapur negociatat për në BE pastaj hyrja jonë ne Bashkimin Evropian nuk bëhet kështu, nuk ndodh kështu. Nuk ndodh që Italia thotë merrni 3 mijë emigrantë dhe ne dhe ne ju fusin më BE. Në çfarë bote jetojmë, duhet të jemi më seriozë kur diskutohen këto çështje. Kjo çështje është shumë e komplikuar për mua. Unë nuk shoh ndonjë zgjidhje magjike që dikush e ka gjetur për çështjen e fluksit të emigrantëve që vijnë nga deti në Itali e duan të hyjnë në BE, askush se ka gjetur zgjidhjen perfekte. Bëhet një luftë politike nga të gjitha palët dhe nuk bëhet kurrë një dialog dhe debat normal ose një tryezë ku të gjithë bashkë të mendojmë si do ta zgjidhim këtë çështje. Por Shqipëria nuk hyn në këto diskutime sepse në nuk jemi në këshillin evropian, nuk jemi vend i BE-së, nuk jemi përgjegjës për të gjetur një zgjidhje. Por më duhet të them se ka vende evropiane që janë të mbyllur për emigrantët që vijnë nga vende ku njerëzit kanë tjetër ngjyre lëkure dhe një fe tjetër etj. Këto vende kanë qenë të paparë për të marrë ukrainas të ikur nga agresioni rus, se janë të bardhë dhe janë kristianë. Nga ana tjetër ka vende evropiane si Zvicra por jo vetëm që kanë ndjekur një politikë diskriminuese për të gjithë  pavarësisht ngjyrës së lëkurës dhe besimit fetar. Dhe sot në Stokholm po kalojnë momente destabiliteti publik dhe kriminaliteti.

Duhet të gjendej një vijë e mesme për ti trajtuar të gjithë si njerëz të barabartë, por nga ana tjetër duhet gjetur rruga evropiane. Për ti dhënë përgjigje dy pyetjeve kyçe. Si mund të rregullojmë fluksin e emigrantëve dhe të respektojmë të drejtat e çdo njeriu për të pasur një të ardhme, por mos të lejojmë që nga kjo zemërgjerësi të përfitojnë terroristët kriminelët etj… dhe nga ana tjetër si i bëhet që këto flukse të rregullta të emigrantëve të ndihmojnë Evropën që po plaket, për të pasur krah pune dhe burime njerëzore që mund të mbajnë në këmbë ekonominë e Evropës. Janë çështje të rëndësishme që nuk mund të zgjidhen duke i bërë luftë politike çdo ditë të gjithëve dhe unë e them këtë me gjithë respektin pa dashur të hyjë në debatin politik qoftë në Itali dhe në asnjë vend tjetër por kur shoh që flitet për veprimet tona si një gjest që është bërë për të fituar diçka apo për të pasur investime…Çfarë investimesh? Italia i ka bërë investimet në vendin tonë në interesin e saj strategjik prej kohësh”

Një nga vështirësitë e BE-së është menaxhimi i këtij fluksi emigrantësh. Të kthehemi te marrëveshja. Thuhet se do vijnë 3 mijë në muaj (brenda një afati 28 ditor, kohë për të marrë azilin) që në vit i bie të jenë 36 mijë emigrantë. Nuk ju shqetëson se mund të ketë probleme respektimi i afateve të qëndrimit të emigrantëve në Shqipëri nga ana e Italisë mund të zgjasim më shumë dhe mund të dalin probleme për ti kontrolluar këta emigrantë?

-Unë nuk jam këtu për të folur për Italinë. Unë jam këtu për të folur për atë që kam nënshkruar. 3 mijë emigrantë mund të presim ne dhe nëse flitet për 3 mijë në muaj atëherë arrihet në 36 mijë në një vit. Por qendra e pritjes së emigrantëve ka kapacitet për 3 mijë. Kaq për këtë pikë.

Ne kemi pasur 4 mijë afganë që i ikën vdekjes në Afganistan dhe ne i mirëpritëm ndërkohë që vende të tjera më të pasura se ne iu kthyen shpinën.

Dhe Shqipëria është krenare që ka shpëtuar mijëra jetë njerëzish.

Ne nuk jemi zgjidhja, jemi tepër të vegjël për të qenë në zgjidhja, jemi tepër të vegjël të mëdhenjve se çfarë duhet të bëjnë, por ne jemi në atë të voglën tonë gati kur Italia na kërkon ndihmë. Italia është një vend i madh, ne leksione Italisë nuk mund t’ia lejojmë vetes t’i bëjmë.

Ju jeni piktor si do ta “pikturoje” këtë situatë mes Shqipërisë dhe Italisë?

Merrni flamurin italian dhe vendosini shqiponjën aty ku keni të bardhën, kështu do ta vizatoja këtë operacion.

Top Channel

Read Entire Article