Ministri i Jashtëm Igli Hasani, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologen e tij kosovare Donika Gërvalla, i pyetur nëse do të ketë një propozim nga ana e kryeministrit Rama për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë deklaroi se kjo është një çështje e mbyllur.
Sipas Hasanit, Kurti ka pranuar tanimë formulën që i është vendosur nga Brukseli më 26 tetor në tavolinë në Bruksel.
“Kam përshtypjen se kemi avancuar, ka një pranim të kryeministrit Kurti të një formule e cila në 26 tetor në Bruksel është vendosur në tavolinë. Shqipëria gjithmonë do të ofrojë zgjedhjet më të mira për Kosovën dhe të ardhmen e saj. Zgjedhjet më të mira për të krijuar një shoqëri demokratike të bazuar në zbatimin e ligjit dhe respeklimin e komuniteteve. Një shoqëri që është krijuar bazuar në ato ide që sollën edhe pavarësinë e Kosovës në vitin 2008.
Kushtetuta juaj ka qenë baza e atij propozimi të Tiranës dhe ne shpresojmë që çdo element i saj të jetë në funksion të të mirës së të ardhmes së Kosovës”- tha Hasani.
Top Channel