Rama publikon videon: Disa momente në para e prapaskenë gjatë vizitës së Blinken

8 months ago 14
08:15 16/02/2024

Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm në Facebook pamjet e vizitës së Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken. “Mirëmëngjes, dhe me disa disa momente në para e prapaskenë me Sekretarin e Shtetit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.


Kujtojmë se vizita historike e Blinken zgjati rreth 8 orë. Ai u takua me personazhet më të rëndësishme politike të Shqipërisë dhe jo vetëm. Përpos takimeve me kreun e bashkisë Tiranë Erion Veliaj, kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin e Republikës Bajram Begaj, Blinken pati një takim edhe me kreun e SPAK Altin Dumani, kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë Artur Metani dhe kryetarin e Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi. Mungoi një takim me përfaqësues të palës opozitare, duke e arsyetuar me faktin se “mori mjaftueshëm nga Shqipëria”.

Lexo më shumë: Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken vizitë historike në Shqipëri

Në konferencën e përbashkët me Ramën, ai dha disa mesazhe të rëndësishme vlerësimi për Shqipërinë, që nga roli në rajon e deri te ai në Këshillin e Sigurimit të OKB-së./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article