Rama takon Talat Xhaferin në Mynih, zbulon për çfarë biseduan

8 months ago 6
19:23 16/02/2024

Kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit në Mynih është takuar me homologun e tij në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi.

Kreu i qeverisë bën me dije se mes të dyve ka pasur një bashkëbisedim vëllazëror mbi sfidat e përbashkëta.

Po ashtu, në fokus të diskutimeve ka qenë edhe programi i dy samiteve që do të zhvillohen në fund të shkurtit në Tiranë për Ukrainën si dhe për Planin e Ri ekonomik Europian të Rritjes.

“Mynih – Me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, mikun tim Talat Xhaferri, pas një bashkëbisedimi vëllazëror mbi sfidat e përbashkëta dhe programit të dy samiteve të fundshkurtit në Tiranë, për Ukrainën si edhe për Planin e Ri Ekonomik Europian të Rritjes”, tha Rama.

Kujtojmë se më herët Rama është takuar në Mynih edhe me zv/presidentin e KE-së, Johannes Hahn./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article