Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kanë nënshkruar “Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit mes Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës”.
Traktati i shërben konsolidimit të miqësinë mes dy vendeve dhe popujve, përmes zgjerimit dhe forcimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë.
Në nisje të ceremonisë së nënshkrimit, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i dorëzoi Kryeministrit Rama Urdhërin e Princit Jaroslav i Urti, për kontributin e jashtëzakonshëm personal, gjithashtu edhe për mbështetjen.
Më pas, presidenti ukrainas u largua nga ambientet e Kryeministrisë i shoqëruar nga forca të shumta sigurie, për t’u drejtuar në Pallatin e Kongreseve, aty ku do të mbahet samiti Ukrainë-Europa Juglindore.
/tvklan.al
Të ngjashme