Raporti i KE: Vlerësojmë rezultatet e SPAK. Vendimtare për integrimin!

10 months ago 19

Këshilli Evropian bëri publike konkluzionet për ecurinë e secilit shtet në Ballkanin Perëndimor, për rrugën drejt integrimit në BE. Në dokument Këshilli vlerëson ecurinë e Shqipërisë në disa drejtime ku kryesisht e vë theksin në reformën në drejtësi, informon dritare.net.

Në lidhje me zhvillimet politike në vend, Këshilli shkruan se dialogu politik gjithëpërfshirës dhe konstruktiv në vend mbetet vendimtare për të avancuar miratimin e reformave të lidhura me BE-në.

“Këshilli mirëpret përparimin e bërë, veçanërisht në sundimin e ligjit, zbatimin e vazhdueshëm të reformës gjithëpërfshirëse në drejtësi, dhe reforma në administratën publike. Këshilli mirëpret që procesi i vetingut ka bërë përparime në mënyrë të qëndrueshme duke dhënë rezultate konkrete. Këshilli vlerëson pozitivisht rezultatet konkrete të arritura nga Strukturat e Posaçme kundër Korrupsioni dhe krimi i organizuar dhe bashkëpunimin e mirë me BE-në. Përpjekjet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet të vazhdojnë.

Rritja e bashkëpunimit në hetime, duke përfshirë edhe Zyrën Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) është gjithashtu e nevojshme”.

Këshilli i bën thirrje Shqipërisë të vazhdojë përpjekjet e saj për të forcuar më tej mbrojtjen e të drejtave themelore, lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes, dhe të drejtat e personave që u përkasin minoriteteve.

Ekonomia

“Sa i përket kritereve ekonomike, Këshilli mirëpret qëndrueshmërinë dhe rimëkëmbjen e fortë të vendit dhe inkurajon Shqipërinë të vazhdojë përpjekjet për të përmbushur më tej kërkesat e tregut të brendshëm të BE-së dhe për të përballuar presionin dhe tregun konkurrues brenda Unionit”.

Politika e Jashtme

“Këshilli mirëpret angazhimin e vazhdueshëm konstruktiv të Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal. Këshilli vëren se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal mbeten thelbësore në procesin e zgjerimit. Këshilli vlerëson fuqishëm Shqipërinë për bashkëpunimin e saj të qëndrueshëm në politikën e jashtme. BE vlerëson gjithashtu Shqipërinë për angazhimin e saj aktiv si një vend anëtar jo i përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në promovimin dhe mbrojtjen e ndërkombëtareve të bazuara në rregulla”, thuhet në pikën e fundit të dokumentit të këshillit të Sigurimit.

Read Entire Article