Raporti i OBSH, Balliu: Shqiptarët fitojnë azil në Francë pasi faktojnë se s’kanë ilaçe në Shqipëri. Kjo ka lidhje me qeverinë që vjedh me shëndetësinë

8 months ago 14

Duke komentuar një raport të OBSh-së mbi shpenzimet e shqiptarëve për shëndetësinë, Klevis Balliu, Sekretar Organizativ i Partisë Demokratike, tha se një nga arsyet se pse shqiptarët përfitojnë azil në Francë dhe Gjermani, është mungesa e barnave për trajtimin e sëmundjeve të tyre në Shqipëri.

“Këtu janë në mungesë në Shqipëri për radioterapi. Në Francë dhe Gjermani një nga arsyet themelore pse pranohet kërkesa e shqiptarëve për azil është se ata faktojnë që për sëmundjen e tyre nuk ka ilaçe në Shqipëri.

Kemi mungesë ilaçesh, kemi ilaçe që nuk bëjnë punë dhe ilaçe që janë shumë të shtrenjta. Këtu e gjitha është mbrapsht. Kjo ka lidhje me qeverinë që vjedh me shëndetësinë.

Për afera korruptive, ne si opozitë që i kemi denoncuar, i njohim mirë këto. Të tre koncesionet e shëndetësisë janë njësoj. Dhe laboratorët dhe sterilizimit janë njësoj. Njëri ka kompani tullash, tjetri ka kompani bananesh. Të dy kompanitë në Holandë dhe miq me Beqajn. Të besosh shifrat e Beqajt me shifrat e OBSH-së më duket nonsens,

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article