UNESCO pak ditë më parë ka publikuar raportin e fundit mbi Parkun Kombëtar Arkeologjik të Butrintit duke analizuar rreziqet dhe duke kërkuar sërish përcaktimin e kufijve të sitit.
UNESCO vëren se katër janë faktorët që mund të ndikojnë mbi Butrintin në vitin 2024: ndërtimet, aktivitetet e jashtëligjshme, ndikimi i turizmit dhe plani i menaxhimit ose sistemet e menaxhimit.
Në vijim, raporti i UNESCO-s vëren se “Plani i menaxhimit përfshin themelimin e një fondacioni dhe menaxhimin e ardhshëm të zonës A3(zona arkeologjike) pas një periudhe kalimtare.
Për të diskutuar në lidhje me këtë çështje, e ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24 është gazetarja Fatmira Nikolla.
Ajo ka evidentuar se në rast se kufijtë e Butrintit nuk përcaktohet saktësisht në hartë, ekziston rreziku që të ndodhë gjithçka.
Nikolla ka theksuar gjithashtu faktin se menaxhimi i Burintit nuk duhet të bëhet në mënyrë të fragmentuar.
“Raporti vjen si raport i bërë enkas, duke pasur parasysh zhvillimet e fundit në Butrint.
Nëse nuk kemi një përcaktim përmes hartës për Butrintit gjithçka mund të ndodhë. Gjithashtu nuk duhet të bëhet menaxhim i fragmentarizuar. Ministria e Kulturës nuk ka reaguar drejtë për drejtë për raportin, por ministri Gonxhe ka postuar ditën e djeshme për një takim me drejtuesen e UNESCO-s. Nëse flasim për një takim”, u shpreh ajo.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb