Raportimet për takimin Osmani-Vuçiq/ Vjen thirrja e analistit nga Amerika: Takimi nuk duhet të ndodhë, ja pse!

1 year ago 24

Sot në qytetin e Granadës, presidentja Vjosa Osmani përfaqëson Kosovën në takimin e tretë të Komunitetit Politik Evropian (KPE) nismë kjo që përfshin 47 shtete, ku hyjnë 27 anëtaret e Bashkimit Evropian.

Pjesëmarrës në këtë takim do të jetë edhe presidenti serb.

Ajo çfarë është raportuar nga mediat ndërkombëtare është se, Olaf Scholz i Gjermanisë dhe Emmanuel Macron i Francës mund të tentojnë t’i bëjnë bashkë Osmanin e Vuçiqin për një takim.

“Që nga mbrëmja e së mërkurës, nuk kishte plane për bisedime të ndërmjetësuara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në mes të armiqësisë së vazhdueshme politike midis dy vendeve. Udhëheqësit nga të dyja palët do të jenë në Granada dhe nuk është përjashtuar një ndërhyrje e minutës së fundit nga Macron ose kancelari gjerman, Olaf Scholz, për t’i futur ata në të njëjtën dhomë”, ka raportuar “The Guardian”.

Analisti Binak Maxharraj ka thënë se ky takim nuk duhet të ndodhë, duke shtuar se ende është e freskët vrasja e heroit, Afrim Bunjaku nga terroristët serbë të dirigjuar nga Vuçiqi.

“Vuçiq dhe Osmani do të marrin pjesë në një samit në Granada të 51 liderëve evropianë të enjten. Burimet e Gazetës britanike “The Guardian”, thonë se po punohet për t’u ndërmjetësuar një takim mes presidentes kosovare Vjosa Osmani, dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, të enjten në Granda.

Pa marrë parasysh qëllimin e Gazetës britanike “The Guardian”për një takim midis presidentes Vjosa Osmani dhe Aleksander Vuçiq në Samitin ne Granada, ky takim nuk duhet të ndodhë.

Nuk duhet të ndodhë pas një akti bizar terrorist të organizuar nga kryterroristi Aleksandër Vuçiq i cili shkeli sovranitetin territorial te Kosovës duke krye akte barbare të vrasjes së policit Afrim Bunjaku dhe plagosjes se dy policëve të tjerë. Ky akt terrorist në krye të cilit gjendet vetë Vuçiq dhe i udhëhequr nga terroristi dhe krimineli Milan Radojqiç të cilët e pësuan keq nga policia e Kosovës duke i ndjek si qentë andej kufirit dhe duke i vrarë disa dhe arrestuar disa të tjerë”, thotë ai.

Ai deklaron, se ky takim nuk duhet të ndodhë edhe për arsyen se Vuçiq le që nuk ndihet fajtor por as nuk e pranon se diçka e tillë ka ndodhë.

Mendoj se derisa ka kaluar vetem një javë nga terrorizmi barbar i Serbisë e derisa ende është i njomë gjaku i policit hero Afrim Bunjaku, një takim i tillë në këtë moment është totalisht i papranueshëm bile edhe i turpshëm, zhgënjyes dhe ofendues për Kosovën.

Nuk duhet të ndodhë sepse kryeterroristi Aleksander Vuçiq jo vetëm që nuk ndihet fajtor por as që e pranon se diçka e tillë ka ndodhë. Kurse bashkësia ndërkombëtare si BE/SHBA hala po rrinë duarkryq duke mos vepruar jo vetëm të gjykojë këtë akt terroristë por as që flasin për vendosjen e sanksioneve shtetit terrorist serb”, përfundon ai.

comment

Read Entire Article