Rasmus Hojlund tregon nëse e kishte menduar të shënonte golin e çuditshëm me gjoks kundër Lutonit

8 months ago 11

Rasmus Hojlund shënoi dy gola të shkëlqyer për t’i dhënë fitoren Manchester Unitedit ndaj Luton Town me rezultat 2-1, ku njëri prej golave ishte i veçantë.

Sulmuesi danez që është kthyer në ylin kryesor të Djajve të Kuq ka thënë se golin me gjoks të shënuar e kishte paramenduar.

“E kisha menduar 100 për qind. E ktheva trupin dhe e hodha topin brenda. E provova këtë edhe në stërvitje. Kam shumë besim dhe topi shkoi brenda”.

“Një fillim i mbarë. Dy gola të mirë dhe të shpejtë, më pas ne humbëm pak. Ne e dimë se 2-1 është një rezultat i rrezikshëm”.

“Kemi krijuar shumë raste në pjesën e dytë, thjesht na duhej të shënonim një prej tyre – pak jemi të mërzitur nga kjo. Mendoj se patëm pak fat, por gjithçka që ka rëndësi janë tre pikët”, deklaroi Hjolund.

RASMUS HØJLUND VS LUTON(A) ⚽️⚽️

Link up play, hold up play and finishing. NO 9. https://t.co/eRgsDUQ5u1 pic.twitter.com/6qekCbF4vs

— DejiDeji (@Nottdeji) February 18, 2024

Danezi ka shënuar në gjashtë ndeshjet e tij të fundit radhazi në Ligën Premier, duke u bërë lojtari më i ri ndonjëherë që ka arritur a bëjë këtë. /Telegrafi/

Read Entire Article