Rastet e shantazhimeve, shtohen denoncimet në Elbasan për keqpërdorim të rrjeteve sociale

8 months ago 16

ELBASAN

Në pak muaj në Elbasan janë bërë 11 kallëzime për cenim dhe denigrim në rrjetet sociale. Të dhënat e këtyre shtetasve janë keqpërdorur në rrjetet sociale për qëllime mashtrimi.

Gazetari Fatmir Popja raporton për BalkanWeb se që prej krijimit të strukturës së posaçme për krimin kibernetik, në DVP Elbasan, qytetarët sipas burimeve zyrtare po
paraqesin kallëzimet dhe ankesat e tyre për keqpërdorimin e të dhënave personale apo problematika të tjera 
që hasin gjatë përdorimit të rrjeteve sociale.

Policia e këtij Qarku garanton se secili denoncim i bërë nga qytetarët në Polici është ndjekur dhe do të ndiqet me prioritet, duke kryer në kohën më të shpejtë të mundur të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale sipas rastit.

Për secilin rast denoncimi , materialet procedurale janë referuar 
në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Rastet e shantazhimeve në Qarkun e Elbasanit nuk kanë munguar as gjatë muajit Janar të vitit 2024. Rasti i fundit është regjistruar para pak ditësh në Librazhd.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike shpallën në kërkim shtetasin B. B., 31 vjeç, banues në Librazhd, pasi dyshohet se ka keqpërdorur të dhënat e një 26-vjeçareje, duke krijuar profile false në rrjetet sociale, si dhe e ka përndjekur këtë shtetase. Policia e Shtetit ka krijuar struktura të posaçme për hetimin e krimeve kibernetike, duke qenë se kohët e fundit, tendenca e këtyre krimeve ka qenë në rritje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article