Reagimi i Magalhaes ka bërë bujë në internet pasi mori vesh se goli i tij ishte në fakt një autogol

9 months ago 24

Ylli i Arsenalit, Gabriel Magalhaes, ka reaguar në një mënyrë mjaft interesante pasi iu tha se goli i tij i dytë në fakt ishte një autogol në fitoren me rezultat 5-0 ndaj Crystal Palace.

Qendërmbrojtësi brazilian e shënoi golin e parë për “Topçinjtë”, duke u shkëputur në mënyrë fantastike në ajër dhe duke lënë pa asnjë mundësi Dean Henderson.

Ky ishte goli i dytë i Gabriel në katër ndeshje të Ligës Premier, duke dëshmuar se është një ‘armë’ e fuqishme në ajër për ekipin e Artetas.

Magalhaes më pas befasisht shënoi edhe golin e dytë të Arsenalit pas 27 minutave, ani pse në rrethana mjaft të çuditshme.

Goditja e tij me kokë, që dukej se do përfundonte në rrjetë, e goditi kokën e Henderson para se të futej Brenda.

Komiteti i Golave të Dyshimtë më pas vendosi që ky ishte një autogol nga portieri i Crystal Palace, që do të thotë se Gabriel humbi mundësinë të kishte dy gola në emrin e tij.

"We will try our best and keep going because we know our potential."

🎙️ Gabriel Martinelli tells @julesbreach that Arsenal are still in this Premier League title race ✅ pic.twitter.com/3RaYGAeeli

— Football on TNT Sports (@footballontnt) January 20, 2024

Kur ai u informua nga gazetarja Jules Breach nga TNT Sports, braziliani me zi e mbajti veten për të përdorur fjalor të pistë në transmetim direkt.

“Oh dreqin.. por unë ende jam shumë i lumtur që shënova dy gola dhe e ndihmova skuadrën”, ishin fjalët e Magalhaes./Telegrafi/

Read Entire Article