Reagon Vuçiq pasi u tha se partia e tij i ka humbur zgjedhjet në Beograd

10 months ago 21

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar rreth raportimeve se partia e tij i ka humbur zgjedhjet në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.

Sipas mediave serbe, në fjalimin e tij të shkurtër për media në selinë e Partisë Progresive Serbe, presidenti i Serbisë tha se ende nuk dihet asgjë për Beogradin.

“Nuk mund të them asgjë për Beogradin, sepse në Beograd nuk është numëruar asnjë fletë votimi”, citohet të ketë thënë Vuçiq, përcjell Telegrafi.

Kujtojmë se sipas të dhënave të organizatës CRTA, pjesëmarrja në Beograd deri në orën 19 është 54.8 për qind, që është dy për qind më shumë se në vitin 2022.

Reagimi i tij ka ardhur pasi përfaqësuesi i koalicionit opozitar i “Serbia kundër dhunës”, Pegja Mitroviq, ka bërë se besojnë në një fitore në Beograd.

Mitroviq theksoi se të gjitha perspektivat janë të tilla që ai të fitojë në Beograd, sepse pjesëmarrja në vendet ku opozita fitoi vitin e kaluar është rritur në këtë proces zgjedhor.

Gjithashtu, në vendet ku SNS (partia e Aleksandar Vuçiqit) ka fituar vitin e kaluar, dalja është më e ulët në krahasim me zgjedhjet e vitit të kaluar, citohet të ketë thënë ai.

Ndryshe, Serbia ka mbajtur të dielën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare dhe lokale.

Këto janë zgjedhjet e pesta që janë organizuar në Serbi prej vitit 2012, dhe janë mbajtur vetëm 18 muaj pas organizimit të procesit të fundit zgjedhor. /Telegrafi/

Read Entire Article