Real Madrid bën presion me Haaland

9 months ago 19
13:27 09/01/2024

Objektivi kryesor i Real Madridit quhet Kilian Mbape, me merkaton e dimrit të hapur.  “Los Blancos” po punojnë që të finalizojnë goditjen e madhe. Prej dy vitesh madrilenët janë përpjekur që të firmosin me kapitenin e Francës, por kjo nuk ka ndodhur.

Por drejtuesit e “Galaktikëve” ia kanë bërë të qartë yllit të PSG se kjo dritare do të jetë mundësia e fundit për një transferim të mundshëm. Ai duhet të vendosë, pasi “Los Blancos”, e kanë një alternativë! Një tjetër emër të madh për ofensivën. Ylli i Sitit Erling Haaland i ka të garantuar golat e shumtë.

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, “Los Blancos” mund t’u kërkohet që të paguajnë vetëm gjysmën e vlerës së klauzolës së shitjes në kontratën e norvegjezit.

Në Premier Ligë, në 75 takime të luajtura, ai ka shënuar 71 takime dhe ka dhënë 14 asiste. Galaktikët janë në kërkim të një sulmuesi për të zëvendësuar Karim Benzemanë.

Klauzola e shitjes së norvegjezit është 200 mln euro, por kjo vlen vetëm për klubet e Premier Ligës. Skuadrat e tjera nëse gjejnë akordin me lojtarin, mund të paguajnë vetëm 100 mln euro te Siti. Një shifër të tillë, Real Madridi e konsideron një ujdi të mirë për një futbollist me një potencial të jashtëzakonshëm.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article