Real Madrid e nis me fitore

1 year ago 29
Reklamë
22:16 13/08/2023

“Galaktikët” mundin Athletiko Bilbao në “San Mames” 2-o, Bellingham shënon golin e parë

Real Madridi e nisi me fitore sezonin e ri 2023/2024!

“Galaktikët” fituan me rezultatin 2-0 kundër Atletik Bilbaos në stadiumin “San Mames”.

“Los Blankos” shënuan golin e parë në minutën e 28 të lojës me anë të Rodrigos.

Edhe Xhud Bellingam la shenjën e tij në këtë përballje.

Britaniku realizoi golin e parë zyrtar me fanellën e Realit në minutën e 36’ të lojës.

Pas përfundimit të sfidës, trajneri Karlo Ançeloti komentoi suskesin e arritur.

“Kontrolluam mirë lojën! Kur ka përkushtim, ne jemi më të fortë. Kemi rikuperuar shumë topa në pjesën e parë. Krahët kanë punuar shumë mirë. Bellingam është unik! Ka shumë personalitet! Me këtë skemë jemi komodë dhe po punojmë mirë!”

Dy sfidat e tjera të luajtura ditën e djeshme Real Sociedad-Girona dhe Las Palmas-Mallorca, përfunduan në barazim 1-1.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article