Real Madrid fiksohet me italianët

10 months ago 8
20:00 21/11/2023

Roberto de Zerbi favorit kryesor për të marrë drejtimin e spanjolleve

Trajneri i ardhshëm i Real Madrid mund të jetë ende italian. Kjo është ajo që raportohet nga gazeta “Sport”, me presidentin e Los Blancos që ka identifikuar Roberto de Zerbin. Performanca e mirë dhe rezultatet fenomenale me Brajton kanë rritur kuotat e teknikut 44-vjeçarit për të marrë vendin e Carlo Ancelottit.

Italiani mbetet i destinuar për tu larguar nga kryeqyteti spanjoll, kur edhe skadon kontrata. Ancelotti pritet të bëhet trajner i Brazilit dhe do linte bosh vendin në Madrid.

De Zerbi shihet si profili ideal për të punuar me të rinjtë e shumtë që Real Madrid ka në skuadër, të cilët tashmë kanë shpërthyer në nivel ndërkombëtar. Në të tilla kushte, besohet se 44-vjeçari italian ka parakaluar dhe konkurrencën e Ksabi Alonsos.

Ish-mesfushori konsiderohet si favorite për të marrë Real Madrid, madje është raportuar se mes palëve ka pasur tashmë edhe akord. Rezultatet e shkëlqyera nën drejtimin e Bayer Leverkusen kanë forcuar pozitat e spanjollit, që mund të rikthehet te Reali me një mision të ri, ta drejtojë nga stoli drejt trofeve të rëndësishëm.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article