Real Madrid i kënaqur me Carlo Ancelotti

9 months ago 7
13:59 28/12/2023

Gjigandi i La Liga përpilon ofertën e rinovimit me italianin

E ardhmja e Carlo Ancelottit vazhdon të jetë në dyshim nëse do të mbetet ose jo në Madrid, kur kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni. Megjithatë gjiganti spanjoll i ka ofruar Carlo Ancelotti një zgjatje të kontratës.

Marrëveshja e re që i ofrohet Ancelottit do ta mbajë atë te Real Madrid deri në verën e vitit 2025. Real Madridi thuhet se është i kënaqur me menaxherin italian për mënyrën se si e ka menaxhuar skuadrën pavarësisht dëmtimeve të rënda që ka pësuar skuadra e tij deri më tani.

Sa i përket ofertës nga Brazili, Ancelotti vazhdon t’i jap përparësi klubit kryeqytetas dhe ka folur me familjen e tij duke shpjeguar se ai do të qëndrojë në Spanjë nëse Real Madrid synon rinovimin. Presidenti, Florentino Perez ka vendosur tashmë një afat kohor për bisedimet me Ancelottin mbi marrëveshjen e re, e cila është gjatë muajit janar pas Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite.

Trajneri 64-vjeçar u riemërua si trajner i Real Madridit në korrik 2021 pas dorëheqjes së Zinedine Zidane. Që atëherë, italiani e ka udhëhequr skuadrën drejt fitimit të Ligës së Kampionëve, La Ligës, Superkupës së Spanjës dhe Botërorin e Klubeve.


Të ngjashme

Read Entire Article