Real Madridi e lë Grionan si lidere të vetme – ndalet në Bernabeu nga Rayo Vallecano

11 months ago 26

Real Madridi ka barazuar pa gola në shtëpi me Rayo Vallecanon në kuadër të javës së 12-të në La Liga.

Pas gjashtë minutash lojë, Los Blancos krijuan një rast të artë shënimi me anë të Federico Valverdes, por mesfushori dështoi të shënonte nga afërsia.

Vallecano doli përpara në minutën e 20-të, mirëpo nuk arritën të konkretizonin aksionin e tyre.

▶️ @Dimitrievski1 ante Valverde ⛔️#RealMadridRayo #LaLigaHighlights pic.twitter.com/vk5ExFS6L4

— Rayo Vallecano (@RayoVallecano) November 5, 2023

Me kaq edhe përfunduan 45 minutat e parë, derisa e dyta pati një pamje tjetër.

Ishte minuta e 66-të e ndeshjes kur Vinicius Junior ia doli ta tundte rrjetën e mysafirëve, por gjyqtari anësor sinjalizoi për pozicion jashtë loje.

Futbolistët e Real Madriditi u munduan deri në fund që të shënonin golin e fitores, por Vallecano ishte e mbyllur në defanzivë.

⚪🟣 🤜🤛 🟡⚫#RealMadridRayo pic.twitter.com/CEUlPjdQsJ

— Real Madrid C.F. (@realmadrid) November 5, 2023

Pas javës së 12-të, Real Madridi ka 29 pikë, dy më pak se Girona që është lidere, dhe dy më shumë se Barcelona që është në të tretin.

Los Blancos në xhiron e 13-të do të përballen me Valencian, duke shpresuar që të kthehen te fitorja. /Telegrafi/

Read Entire Article