Real Madridi fiton me golat e pjesës së dytë ndaj Arandinas dhe kalon tutje në Kupën e Mbretit

9 months ago 7

Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Arandinas me rezultat 3-1 në kuadër të Kupës së Mbretit.

Carlo Ancelotti për këtë ndeshje ka vendosur të luajë me emra si Arda Guler, Vinicius Tobas dhe Alvaro Carilo, që debutonin në ekipin e parë.

Pjesa e parë edhe pse kishte raste, nuk solli gola, përveç një shtylle të goditur nga Guler me një goditje dënimi.

Me të filluar pjesa e dytë, Real Madridi fitoi penallti, ku Joselu ishte i saktë për 1-0.

GOAL JOSELU…..WE FINALLY SCORED A PENALTY pic.twitter.com/KtRfGlsKlm

— Dr Yash  (@YashRMFC) January 6, 2024

Pas vetëm një minute Brahim Diaz shënoi për 2-0, duke bërë që Real Madridi t’i priste minutat e fundit në qetësi.

BRAHIM DIAZ GOAL!!! WHAT A FINISH pic.twitter.com/CejsIGpISC

— Dr Yash  (@YashRMFC) January 6, 2024

Krejt në fund kishte kohë edhe për një gol të Rodrygos për 3-0.

RODRYGO GOAL!! GREAT TOUCH AND FINISH BY HIM pic.twitter.com/cvfGmA44vC

— Dr Yash  (@YashRMFC) January 6, 2024

Në kohën shtesë ishte Nacho që shënoi në portën e tij për rezultatin përfundimtar 3-1.

Real Madridi kalon tutje në Kupën e Mbretit, ku kundërshtarin do ta mësojë pas shortit. /Telegrafi/

Read Entire Article