Real Madridi fiton me spektakël ndaj Napolit dhe kualifikohet si lider i grupit

10 months ago 19

Real Madrid ka fituar me rezultat 4-2 ndaj Napolit në kuadër të xhiros së pestë në Ligën e Kampionëve në “Santiago Bernabeu.

Mysafirët kaluan të parët në avantazh me anë të Giovanni Simeones i cili shënoi në minutën e nëntë për t’i dhënë avantazhin prej 1-0 Napolit.

El gol de Giovanni Simeone⬇️
pic.twitter.com/lvERmrinfP

— De Padres a Hijos (@DPaH1903) November 29, 2023

Real Madridi reagoi menjëherë dhe që në aksionin e radhës arritën të barazojnë shifrat në 1-1 me anë të Rodrygos, i cili në minutën e 11-të bëri një goditje të jashtëzakonshme e cila përfundoi në cepin e portës së Meret.

RODRYGO WHAT A GOAL! 🤯 pic.twitter.com/PTbWHcXHq2

— TC (@totalcristiano) November 29, 2023

Madrilenët rikthyen rezultatin dhe morën epërsinë në minutën e 22-të, ku një harkim perfekt të David Alabas e shfrytëzoi për mrekulli Jude Bellingham që me kokë arriti të mposht lehtësisht portierin mysafir.

JUDE BELLINGHAM WHAT A HEADER! 🤯 pic.twitter.com/O0hTcbA7ee

— TC (@totalcristiano) November 29, 2023

Deri në përfundim të pjesës së parë, madrilenët patën edhe një mundësi me Brahim Diaz për të shënuar golin e tretë por që topi përfundoi jashtë portës.

Me epërsi minimale të Real Madridit përfundoi 45 minutëshi i parë i takimit.

⏸️ @RealMadrid 2-1 @sscnapoliES
⚽ 9' Simeone
⚽ 11' @RodrygoGoes
⚽ 22' @BellinghamJude#UCL pic.twitter.com/4Dck1bls0X

— Real Madrid C.F. (@realmadrid) November 29, 2023

Napoli barazoi shifrat në minutën e 47-të ku autor i golit ishte Frank Anguissa.

ANGUISSA GOL pic.twitter.com/yCLnGDgCmW

— Follow @footitalia1 (@footitalia2) November 29, 2023

Joselu humbi një mundësi të artë shënimi në minutën e 61-të për t’i dhënë epërsinë madrilenëve.

Sulmuesi spanjoll pati edhe një mundësi tjetër në minutën e 78-të por përsëri nuk arriti të gjejë dot rrugën e rrjetës.

Madrilenët gjetën golin e tretë në minutën e 83-të përmes talentit nga akademia Nico Paz i cili nga një distancë e largët arriti të mposht portierin Alex Meret.

NICO PAZ WHAT A GOAL! 🤯 pic.twitter.com/Va8aDAN1ZV

— TC (@totalcristiano) November 29, 2023

Goli i cili fundosi përfundimisht Napolin erdhi në minutën e 94-të, ku pas shumë tentimeve Joselu arriti të shënojë për rezultatin 4-2.

This Jude Bellingham assist to Joselu. 🤯

Joselu apologised to Real Madrid fans after. 🤍 pic.twitter.com/ABDmf00xPX

— TC (@totalcristiano) November 29, 2023

Deri në fishkëllimën e fundit nuk pati më gola dhe Real Madridi mori fitoren e cila i siguron atyre kualifikimin si lider i grupit./Telegrafi/

Read Entire Article