Real Madridi i gatshëm të paguaj shumën e kërkuar nga Santosi për Marcos Leonardon

10 months ago 15

Real Madridi është në kërkim të një sulmuesi në afatin kalimtar të janarit dhe shumë emra janë në listën e tyre.

Megjithatë duket se favoriti kryesor për t’iu bashkuar madrilenëve është sulmuesi i talentuar brazilian, Marcos Leonardo.

20-vjeçari gjatë vitit 2023 ka zhvilluar 44 ndeshje zyrtare duke realizuar 21 gola e duke asistuar në katër të tjerë.

Santos synon të fitojë 20 milionë euro nga shitja e tij, plus pesë milionë euro të tjera në formë bonusesh.

Real Madridi është i gatshëm ta paguaj këtë shumë për brazilianin, por tani duhet bindur lojtar të transferohet në Santiago Bernabeu.

Interesim për reprezentuesin brazilian kanë shprehur edhe skuadra të tjera evropiane ku në mesin e tyre janë edhe Roma dhe Manchester United.

Nga ana tjetër Marcos Leonardo ka pranuar se do të largohet në janar, por mbetet të shihet se ku do të jetë destinacioni i tij, në Spanjë, Angli apo Itali. /Telegrafi/

Read Entire Article